14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Mario Mitaj gati për aventurën arabe: I lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh

Mario Mitaj u transferua në limitet e merkatos së verës te skuadar e Al Ittihad. Mbrojtësi është prezantuar te skuadra arabe dhe në këtë mënyrë nis aventurën e re në Arabinë Saudite.

21-vjeçari pas prezantimit ka nisur menjëherë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit. Mitaj do të jetë shokë skuadre me Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Kujtojmë se mbrojtësi shqiptar u transferua në formë huazimi nga Lokomotiva e Moskës për 1.5 milionë euro, me skuadrën arabe që ka në fund të drejtën e blerjes së kartonit për 5 milionë.

“Shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh. Le të shkojmë tigra”, shkruan Mitaj.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x