Pasi humbi ndjenjat gjatë performancës në skenë, këngëtarja e madhe greke, Marinella mbetet ende në gjendje kritike, por klinikisht stabile.
Këngëtarja e dashur nuk është operuar dhe as nuk është intubuar. Ajo madje ka folur edhe me të bijën dhe siç raportojnë mediat greke, 86-vjeçarja e përballon me humor gjendjen e saj dhe hërë pas here këndon disa nga këngët e saj.
“Nuk ka ardhur ende koha ime”, i ka thënë Marinella të bijës në spital.
Zemra e saj është zemra e një 50-vjeçareje siç thonë mjekët dhe është ajo që e bën të luftojë për të qëndruar gjallë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026