Pas fitores së Giorgia Melonit të ekstremit të djathtë në Itali, ka reaguar edhe politikania franceze, me zëra pro dhe skeptikë ndaj kësaj zgjedhje të italianëve. Kryeministrja franceze Elisabeth Borne thekson se Franca do të jetë e vëmendshme ndaj Italisë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe abortit, ndërsa simotra e saj e ekstremit të djathtë në Francë Marine Le Pen i përgëzoan për fitoren.
“Franca do të jetë e vëmendshme ndaj respektimit të të drejtave të njeriut dhe abortit në Itali pas fitores së partisë postfashiste të Giorgia Melonit në zgjedhjet legjislative”, ka deklaruar kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.
“Natyrisht që ne do të jemi të kujdesshëm dhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, që të sigurojmë që këto vlera të të drejtave të njeriut, respekti reciprok, veçanërisht respektimi i të drejtës për abortin, të respektohen nga të gjithë”, tha Bfm TV.
“Populli italian ka vendosur të marrë në dorë fatin e tij duke zgjedhur një qeveri patriotike dhe sovrane. Bravo Giorgia Meloni dhe Matteo Salvini, që i rezistuan kërcënimeve të një Bashkimi Evropian antidemokratik dhe arrogant, duke marrë këtë fitore të madhe”, shkroi në një postim në Twitter kryetarja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen.