6.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Maliq, rriten sipërfaqet e mbjella/ Fermerët ankohen për mungesën e tregut

Vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore kryesisht qepë dhe patate si dhe drufrutorë mollë, kumbull dhe qershi.

Shtimi i sipërfaqeve të këtyre kulturave bujqësore ka sjellë ngopje të tregut e për rrjedhojë çmimet janë të ulta dhe në jo pak raste prodhimet mbeten të pashitura.

Vetëm në fshatrat e njësisë administrative Pirg të bashkisë së Maliqit, nëse një vit më parë ka pasur 215 ha të mbjellë me qepë këtë vit ka shkuar në 275 ha të mbjella me këtë kulturë bujqësore.

Nga njëra anë fermerët janë të detyruar të shtojnë sipërfaqet e mbjella për të siguruar sa më shumë fitim. Por nga ana tjetër shtimi i sipërfaqeve ka sjellë mosshitje të prodhimit.

Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka mendimin se iniciativa e lirë e fermerëve duhet respektuar, por sipas tij fermerët duhet të jenë më të zgjuar në zgjedhjen e kulturave bujqësore që mbjellin, në raport me kërkesat e tregut.

Në qarkun e Korçës janë mbjellë 2800 ha mollë, 521 ha kumbull, 595 ha qershi, patate 2092 ha, dhe qepë 1187 ha. Vetëm mollë qarku i Korçës prodhon deri në 120 mijë ton.

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x