Forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës qytetin e Kharkivit në Ukrainë.
Për pasojë kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 21 të tjerë. Në mesin e të plagosurve është një foshnjë një muaj e gjysmë dhe një vajzë e mitur.
Kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov tha se gjatë natës Rusia lëshoi 48 dronë, si dhe dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse drejt qytetit.
Sulmet e natës në Kharkiv vijnë pas një sulmi ajror rus në shkallë të gjerë në të gjithë Ukrainën një natë më parë, i cili vrau gjashtë persona dhe plagosi 80 të tjerë.
Rusia pretendoi se në sulm ishin shënjestruar vende ushtarake, të cilat sipas saj ishin në përgjigje të “akteve terroriste nga regjimi i Kievit”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Për arsye të shumta…”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes - 28/01/2026
- Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar - 28/01/2026
- Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’ - 28/01/2026