15.5 C
Tirana
05 / 03 / 2026

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon tankerin amerikan të naftës

Ndërsa Izraeli bombardon Teheranin për të gjashtën ditë radhazi, Irani nisi gjithashtu valën e vet të sulmeve kundër Izraelit dhe objektivave amerikane.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike tha këtë mëngjes se vala e 19-të e operacionit “Premtimi i Vërtetë 4” kishte filluar me një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve amerikane dhe izraelite në rajon, sipas transmetuesit shtetëror Press TV.

Garda tha se kishte goditur një tanker amerikan nafte në veri të Gjirit Persik dhe se ishte në flakë pas sulmit, duke shtuar në një deklaratë për median shtetërore se gjatë luftës, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe tregtare, do të ishte nën kontrollin e Iranit.

Më parë, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi se SHBA-të “do të pendohen thellë pas fundosjes së një anijeje luftarake iraniane dje nga një nëndetëse amerikane.

Ushtria iraniane tha gjithashtu se kishte lëshuar disa dronë sulmi me rreze të gjatë në Izrael gjatë natës, duke synuar tanket e karburantit në Bazën Ajrore Ramat David.

Izraeli njoftoi sulme të shumta me raketa dhe sirena ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x