23.5 C
Tirana
04 / 08 / 2025

Lufta Nacional-Çlirimtare/ Operacionet gjermane kundër popullatës civile (Dokumenta të pa botuara)

Nga Auron Tare

Duke ju kërkuar ndjesë miqve të mij të cilët më kanë pyetur në se do të vazhdoja të botoja pjesë nga dokumentacioni Gjerman i Luftës së Dytë Botërore me interes për historinë e periudhës që prek edhe vendin tonë, po vazhdoj me disa dokumenta të pa botuar ndonjë herë.

Dokumentat janë pjesë e Dosjes së Gjygjit të Nurembergut 1947, Gjygj i zhvilluar kundër Gjeneralëve të cilët Operuan në Frontin e Ballkanit. Dokumentat janë me interes për të kuptuar dinamiken e kohës së Operacioneve. Jane paraqitur nga pala amerikane dhe britanike si deshmi e Operacioneve gjermane kunder popullates civile.

Keto dokumenta janë përdorur kundër Gjeneralit Hubert Lanz, Komandant i Divizionit te Pare Malor, nje nga Gjeneralet e shquar gjerman ne frontin rus i cili u derguar ne zonen e Epirit ne Shtator te 1943 per te kapur dhe ndaluar te gjitha formacionet Italiane te cilat kishin dezertuar apo kerkonin te largoheshin për në Itali. Zona e tij operacionale dhe e kontrollit perfshinte Jugun e Shqiperise deri ne zonen e Korces dhe territorin e Janines-Mecovo-Arta dhe Preveza perfshire edhe 6 ishujt Ioniane.

Me poshte transkripte nga dokumentat e kapura te Divizionit te Pare Malor

1. Komandant i Detashmentit të Zbulimit 54, Regjimenti 98 Malor Jaeger”, Oficer i Inteligjencës.

4 tetor 1943:

“Shqipëria e Jugut: Pasdite grupi Spindler, me gjithë rezistencën e fortë të armikut, çau mbrojtjen pranë rrënojave të Shepezit dhe depërtoi ne Tepelenë me gjithë zjarrin anash Lugines. Fshatrat në lindje të rrugës u dogjën. Armiku vazhdon të mbajë me forca të forta lartësitë në perëndim të rrënojave të Shepezit. Në Tepelene u pushkatuan 40 vete.

Përfundoi operacioni i pastrimit Struni-Lingiades në bregun verilindor të liqenit të Janinës. Lingiades u dogjën. Lartësitë 1015 dhe 1277 u moren me gjithe rezistencës së dobët të armikut. 50 persona të dyshuar si banditë u qëlluan për vdekje. Armatimi dhe municioneve të bandave është hedhur në erë. Kapen 20 gomarë ngarkese”

2. Divizionit të I-rë Malor drejtuar Korpusit XXII Malor, i datës 4 tetor 1943:

Operacioni ynë vazhdon me pastrimin në lindje të rrugës Janinë-Filipi të te gjithë zonës deri në luginën e Arachtes ku u pastruar nga banditët. Ata banditë që nuk mund të terhiqeshin në betejë, u tërhoqën në luginën e Arachtes. Me shkatërrimin e pothuajse të gjithë fshatrave, ata u penguan nga furnizimet në zonën e rrugës Janina-Filipias-Arachtes. Përkundër kësaj, përmes pastrimit, duhen llogaritur aktet e mëtejshme të sabotimit dhe bastisjeve, pasi, sipas deklaratave të vlefshme të civilëve dhe banditëve të kapur, shumica e bandës dhe grupeve të bandës janë shpërndarë përgjatë kësaj zone.

Batalioni i 1-të i Regjimentit të 99-të Malor Jaeger pastron Kuçin -gjatë pasdites. Zbulim për në Kalarati. Sasi e madhe e plaçkës kapur. I gjithë grupi von Hirschfeld (është ende duke u kthyer, do të pasojë raporti plotësues). Humbjet 2 të vdekur, 12 të plagosur”.

3. Raporti i Divizionit të I-rë Malor drejtuar Korpusit XXII, datë 4 tetor 1943:

Operacioni i pastrimit të grupit Eisl vazhdon përtej Akmotopos. Fshatrat u shkatërruan si masë hakmarrjeje. Të gjithë civilët u qëlluan për vdekje.

Përgjatë rrugës së furnizimit Janinë-Artë është punësuar popullsia e fshatrave fqinjë. Në rast të sulmeve të mëtejshme ose akteve të sabotimit, pengjet do të pushkatohen”.

3/1. Një raport shtesë nga Divizioni i I-rë Malor për Shtabin e Korpusit XXII Malor të Gjeneralit Lanz i datës 4 tetor sipas paragrafit 2 të raportit, seksioni që trajton aktivitetet e grupit luftarak Dodel, “Grupi Eisl shkatërroi Akmotopos (9 kilometra në verilindje të Filipias) plotësisht si masë hakmarrjeje.

Të gjithë civilët u qëlluan për vdekje.

Për shkak të aktivitetit të fortë bandit në rrugën e furnizimit të Artës, forcohet mbrojtja në rrugën e Joaninës,

4. Një raport në Shtabin e Korpusit, Korpusi XXII Malor, në 5 tetor 1943.

Tema: Sulmi i befasishëm nga banditët ndaj nënkolonelit Salminger dhe operacioni që pasoi me kapitenin Eisl në territorin lindor të bandave rreth Klisurës.( Kelcyra)

Në natën e 30 shtatorit/ 1 tetorit banditët kishin kryer akte sabotimi në linjat telefonike. Për një distancë prej rreth 6 kilometrash ata kishin prerë ose copëtuar shtyllat e telefonit. Sigurimi i urës përgjatë përroit të Lures ishte mbajtur nën zjarr nga banditët. Rreth 4 kilometra larg kësaj ure, banditët kishin lidhur 4 tela telefoni përgjatë rrugës dhe për më tepër kishin përdorur një shtyllë telefonike për të bllokuar rrugën. Makina e nënkolonelit S. është futur në këtë bllokadë me shpejtësi të plotë dhe si pasojë ka rrëshqitur në përroin e Lurosit. Ai u gjet në ujë rreth 50 metra nën bllokadën me tela. Makina kishte marrë një plumb ne pjesen e perparme dhe në anën e djathtë të xhamit të përparmë. Shoferi i nënkolonelit S u gjet i vdekur nën veturë, ai kishte një plumb në bark dhe gjysma e majtë e fytyrës i ishte thyer nga aksidenti. Të dy personat u gjetën dhe u sollën nga njësia”.

Foto:

Gjeneral Hubert Lanz

nen Kolonel Salminger

Njesi e batalionit Jaeger te Korpusit Malor

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x