7.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”

Lufta po përjeton një skenar pasigurie në ditët e fundit. Ukraina ka kundërsulmuar me sukses ditët e fundit në jug dhe lindje të vendit, Rusia ka mbajtur referendume në rajonet e Donbasit dhe në të njëjtën kohë Vladimir Putin ka shpallur një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe tashmë po rekruton rezervistë për të luftuar në front.

Konflikti mund të përshkallëzohet në çdo kohë, në mos ka shkuar në një pikë të pakthyeshme tashmë. Kështu mendon shkrimtarja e njohur ruse Liudmila Ulitskaya, e cila pohon se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar”.

Ulitskaya tregoi se parandjen “katastrofën bërthamore” dhe e sheh Putinin si “të aftë për të shtypur butonin”. Por, ajo shpreson që njerëzit përreth Putinit ta bindin atë që të mos e bëjë këtë gjë.

Shkrimtarja e ka të qartë të vetmen rrugëdalje nga lufta: negociatat.

“Duhet folur sepse herët a vonë të gjitha luftërat kanë përfunduar. Të bësh paqe do të thotë të negociosh dhe të negociosh do të thotë të flasësh”, u shpreh Liudmila Ulitskaya./javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x