Kampionati Europian po afron dhe Anglia është një nga kombëtaret që synon të triumfojë në fundin e edicionit që zhvillohet në Gjermani. “Tre Luanët”, turneun e fundit europian e humbën në finale përballë Italisë dhe tashmë synojnë të ndryshojnë historinë.
Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand i jep një këshillë trajnerit Gareth Southgate. Ish-mbrojtësi e “fton” trajnerin e kombëtares të luajë në mesfushë me Declan Rice dhe me dyshen Bellingham-Foden për të pasur sukses.
“Do të vendosja Rice në mesfushë në rolin e shkatërruesit dhe përpara dyshen Foden-Bellingham. Do t’i lija të lirë ata, thjesht do u thoja të luanin siç ata dinë dhe të fitojnë ndeshjet dhe në fund Europianin. Nëse do të kenë lirinë e duhur në fushë, atëherë ata të dy na japin Europianin”, u shpreh Ferdinand.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026