Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet projektligji “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve financiare dhe përfitimeve të punësuarve ne institucionet e administratës publike, si dhe të pagës baze minimale në shkallë vendi”.
Pas diskutimeve të disa deputetëve ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili është ndalur tek pjesëmarrja në 14 maj.
Rama tha në sallë se:
Është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarërve. Pasqyra e pjesëmarrjes flet ndryshe. Shqiptarët nuk na kanë braktisur të gjithë ne, por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që unë megjithë deputetët përfaqësoj shqiptarët jo vetëm që s’na kanë braktisur, por na kanë mbështetur më shumë se kurrë më parë.
Prandaj braktisësit kërkojini tek mënyra si e kuptoni këtë botë, si e lexoni Shqipërinë dhe tek mënyra sesi flisni për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë këshillë jua kam dhën që në mandatin tonë të parë dhe fjalëmarrësi i parë pas fjalës time kërkoi dorëheqjen e qeverisë.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026