Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Listën e Institucioneve Parashkollore (pra kopshteve, që janë të licensuara nga MAS), listë e cila është në përditësim e sipër.
Subjektet që kërkojnë të ushtrojë veprimtarinë private me status të aktiviteti “Kopësht”, duhet të marrin masat për t’u pajisur me dokumentacionin ligjor për ushtrimin e kësaj veprimtarie, bazuar në kriteret dhe standardet e miratuara dhe të vëna në dispozicion nga QKB.
Në rast të mos-plotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licencën përkatëse, do të vijohet me masat administrative që parashikon ligji, gjobë në vlerën nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi.
Sa i përket subjekteve jo-publike që e ushtrojnë veprimtarinë, me statusin e qendrave ditore apo komunitare për fëmijët, bazuar në një kuadër tjetër rregullator (sikurse e shpjegova më sipër) dhe nuk rezultojnë të pajisura me liçensat përkatëse, i ftojmë këto subjekte të saktësojnë menjëherë që nga emërtesa, në sinjalistikën e tyre identifikuese të vendosur në hyrje të strukturës së tyre, statusin e aktivitetit që përfaqësojnë.
6552159b23cb0KOPSHTE-PRIVATE-ME-LICENCE.pdf
- “Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën! - 06/11/2026
- Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg - 06/11/2026
- UPMVSH dhe Fondacioni Anakin’s Pet Rescue nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve! - 06/11/2026