Në njoftimin e plotë për rastin Malltezi-Berisha, SPAK ka publikuar edhe listën e pasurive të bllokuara.
Bëhet fjalë për gjashtë llogari bankare dhe 16 pasuri të paluejtshme (vila, dyqane, apartamente etj).
Ja çfarë thotë SPAK:
Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për:
16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M.,
6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M.,
si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026