Inter Miami gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Lionel Messit. Skuadra amerikane garantojnë biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës, kjo falë edhe cilësive të argjentinasit. 36-vjeçari shënoi golin vendimtar në fitoren 4-0 përballë Sharlot, për të konfirmuar edhe njëherë se kalimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rilindur karrierën e tij. Dominimi i ekipit nga Florida ishte i dukshëm në fushën e lojës, me goleadën që u kompletua nga 7 herë fituesi i Topit të Artë.
Messi shënoi në duelin e pestë radhazi për Inter Miami, duke qënë edhe lojtari më rezultativ i kompeticionit. Kampioni i Botës ka shënuar në total 8 gola deri më tani në pesë sfida, mesatarisht 1.6 realizime në çdo 90 minuta. Inter Miami do të përballet me Filadelfian në raundin gjysmëfinal të kompeticion. Kupa e Ligës është një kompeticion katërvjeçar, teksa pjesë e saj janë ekipe nga kampionatit amerikan i futbollit dhe ai meksikan.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026