Skënderbeu fiton edhe ndeshjen e dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti”. Pas fitores në javën e parë me Fer Volley me rezultatin 3-1, Skënderbeu fiton edhe ndeshjen e dytë të kësaj lige me Vllazninë e Shkodrës, takim që ka përfunduar për korçaret me rezultatin 3-0.
Në setin e parë volejbollistet e trajnerit Orlando Koja, i kanë mbyllur shpejt llogaritë me shkodranet e Besnik Lishës, set ky që ka përfunduar me rezultatin 25-14.
Edhe seti i dytë ka qënë i Skënderbeut, kjo edhe për faktin sepse lojtaret e Vllaznisë e kanë pasur të pamundur të barazpeshonin lojën me një ekip si Skënderbeu, që ka në përbërje volejbolliste të nivelit të lartë. Seti i dytë ka përfunduar 25-18 për korçaret.
Seti i tretë ka qënë më i bukuri i takimit, kjo edhe për meritë të Vllaznisë që nuk ka dashur të lëshojë, set që ka pasur Skënderbeun fitues në pikët e fundit atëherë kur Bego ka zgjidhur më së miri situatat e lojës në pozicionin 4, duke e mbyllur këtë set 25-21, dhe krejt takimin me rezultatin 3-0.
Megjithëse Skënderbeu ka fituar këtë ndeshje, duhet thënë se diçka nuk ka shkuar si duhet në linjën e organizimit, ashtu siç nuk ka shkuar diçka tjetër në pritjen e topit të parë.
Megjithatë trajneri Orlando Koja pas ndeshjes tha se Skënderbeu gjatë këtij viti me një kalendar sportiv të ngjeshur, ka bërë mirë pothuajse gjithçka.
Ky aktivitet organizohet si një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Volejbollit me Federatën e Volejbollit të Kosovës, ku marrin pjesë 8 ekipe të ndara në dy grupe. Dy ekipet e renditura më mirë në çdo grup do të luajnë edhe njëherë së bashku për të përcaktuar kështu ekipin fitues të Ligës “Gjergj Kastrioti”.




- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025