Miliarderi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore prej tre ditësh në Venecia.
Dasma filloi zyrtarisht me një darkë pritjeje në Venecia më 26 qershor, në një vend privat pranë kishës Madonna dell’Orto.
Çifti do të martohet gjatë fundjavës, në një ceremoni që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.
Nusja Lauren Sanchez mbante veshur një fustan të artë Schiaparelli, ndërsa Jeff Bezos një kostum klasik të zi dhe një këmishë të bardhë.
Çifti u fotografua duke dalë nga hoteli Aman, me Bezos që ndihmonte gruan e tij të ardhshme të hipte në varkë.
Lista e të ftuarve VIP përfshinte Tom Brady, Orlando Bloom, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump, Kim Kardashian, Kendall, Kylie dhe Kris Jenner, Khloe Kardashian, Oprah Ëinfrey me Gayle King, si dhe stilistin e modës Tommy Hilfiger me gruan e tij, Dee.
E gjithë dasma po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.
Dasma e shekullit ka shkaktuar edhe kundërshtime nga banorë të Venecias, të cilët protestuan për ndotjen që do të sillte dhe bllokimin e rrugëve.
FOTO GALERI















- VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… - 28/09/2026
- “Ne këtu gjejmë arsye shpesh për debat, por biem dakord vetëm për…”, Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh - 28/09/2026
- “Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur! - 28/09/2026