Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve u shqiptuan 81 vite burg në total.
Ai e cilësoi vendimin si “të padrejtë dhe politik”, duke theksuar se situata duhet të shërbejë si një moment reflektimi për gabimet politike në Kosovë.
Sipas tij, Shqipëria, Kosova dhe faktori shqiptar në rajon duhet të koordinojnë qëndrimet dhe të përdorin diplomacinë për përballimin e situatës. Sipas analistit, ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë do duhet të miratojë një rezolutë, e cila dënon krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
Gjatë diskutimit, Leka theksoi se krahas rezolutës, Shqipëria duhet të akordojë një fond të posaçëm në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, në betejën e tyre për të kërkuar pafajësi në Apel.
Ai kritikoi edhe qëndrimin e qeverisë së Albin Kurtit, e cila siç thotë Leka, gjatë periudhës së paraburgimit dhe gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nuk ka mbajtur qëndrimet e duhura.
“Është një vendim totalisht i padrejtë, vendim politik, është një burgosje që u bëhet Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjetër të UÇK, është një turp historik, për ata që iniciuan dhe detyron Kuvendin e Kosovës për të votuar atë Gjykatë.
Një dënim, i cili do duhet ta themi, që të mos na dekurajojë për të mësuar nga gabimet politike, sidomos të republikës së Kosovës, sepse për hir të së vërtetës duhen të vëmë në lëvizje të gjitha aftësitë tona të dijes dhe të diplomacisë për të pasur një qëndrim unik të të gjithë faktorit shqiptar në tre shtete që janë në Ballkan. Duhet një ofensivë e madhe diplomatike dhe duhet urgjentisht Parlamenti të miratojë një rezolutë për krimet serbe dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë, për spastrimin etnik etj.
Qeveria e Kosovës nuk kanë qenë në qëndrimet e duhura gjatë kohës kur janë burgosur ish-krerët e UÇK-së nuk ka pasur asnjë deklaratë për Gjykatën, e cila flet në emër të Kosovës. Shqipëria të akordojë fonde për avokaturën e katër ish-krerëve të UÇK, fond të veçantë nga taksapaguesit.
Unë mendoj se taksapaguesit shqiptarë janë të gatshëm të financojnë çfarëdo shume për të çuar në vend dinjitetin e atyre katër personave. U barazua viktima me agresorin dhe kjo është e padrejtë”, tha ai.
- Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së - 17/09/2026
- Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron gjenerali amerikan: Ka vende të tjera që përfitojnë - 17/09/2026
- “Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit - 17/09/2026