Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.
Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.
Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike. Së fundmi, ai punonte si redaktor politik i gazetës Tema.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, të cilët e kanë vlerësuar atë për profesionalizmin dhe integritetin.
Pena.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut Namir Lapardhaja.
Latest posts by Pena Albania (see all)