Kongresmeni amerikan Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ai përfaqësoi shtetin e New York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve për më shumë se tre dekada, nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke qenë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane.
Engel njihej si një mbështetës i fortë i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për angazhimin e tij në mbrojtje të Kosovës gjatë viteve të luftës.
Gjatë konfliktit në Kosovë, ai i bëri thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për ndërhyrje ushtarake me qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
Kontributi i tij vijoi edhe pas luftës, ku Engel ishte një nga zërat pro pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.
- Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare - 10/04/2026
- “Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike - 10/04/2026
- Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët - 10/04/2026