14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

La kalçeton dhe tani mbron portën: Një 42-vjeçar rikthehet si protagonist në fushë 9 vite pas lamtumirës

42-vjeçari Irakli Toçi është rikthyer në futbollin e luajtur 9 vite pasi “vari këpucët në gozhdë”. Gardiani nga Elbasani mbrojti portën e Shkumbinit në duelin ndaj Albpetrolit, ku peqinasit triumfuan me rezultatin 0-3 në transfertë.

Pas daljes me karton të kuq të portierit Argjend Hasfatija, në sfidën e kaluar, Shkumbini i besoi portën Toçit, i cili ndeshjen e fundit e kishte regjistruar më 23 shkurt të vitit 2013, ku ishte pjesë e Elbasanit në Kategorinë e Parë, teksa pas atij sezoni hoqi dorë nga futbolli.

Sezonin e kaluar Toçi, ishte pjesë e një ekipi kalçeto të quajtur Akademia Bajrami, ku mori pjesë në kampionatin Rajonal të Kalçetos në Elbasan.

Ndërkohë që këtë sezon, Toçi, iu përgjigj pozitivisht ftesës së trajnerit Çapja, për të mbrojtur portën e Shkumbinit. Mbetët të shihet nëse gardianit 42-vjeçar do t’i besohet edhe në sfidat e radhës, apo ishte thjesht një zgjedhje emergjente në mungesë të portierit të parë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x