Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, që do të nisë nga ora 12:00.
Në rend dite është vetëm një pikë: debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PDK ka propozuar që në këtë seancë të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet të cilës kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime penale ndaj Kusari-Lilës lidhur me këto audio-incizime.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje një orë para do të mbajë konferencë për media, ku priten të publikohen foto apo video të cilat i ka parlajmëruar një ditë me parë Kusari-Lila gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës.
- “Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn - 16/05/2026
- Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm - 16/05/2026
- KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve - 16/05/2026