16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Kuvendi “lë thatë” opozitën, anulohet seanca e së enjtes: Shkak, vizita e Erdogan

Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare.

Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që do tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit (Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Faleminderit!”, njoftimi zyrtar nga Kuvendi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x