Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar 8 ndryshimet në Statutin e partisë. Kuvendi mblidhet menjëherë pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në një garë ku ai nuk pati asnjë kandidat përballë.
NDRYSHIMET
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabratë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026