4.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Kushtetuesja rrëzon PD për investimet strategjike, nuk do të ngrihet Komisioni Hetimor

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr.55/ 2015 Për Investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë.

Kujtojmë se pas rrëzimit në Kuvend, deputetët demokratë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Me anë të kërkesës, Gjykatës Kushtetuese i kërkohej që të shprehej se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese?

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë çështje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x