Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë - 11/06/2026
- Video/ Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut - 11/06/2026
- Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër… - 11/06/2026