31.5 C
Tirana
19 / 06 / 2024

Kush është e veja e Ibrahim Raisi? Zonja e Parë e diskutueshme e botës muslimane Jamile Alamolonda

Pikëpamjet progresive për pozicionin e gruas dhe letra për Brigitte Macron – Çfarë thotë për ligjin që detyron hixhabin?

“Unë jam mësuese dhe fokusohem në teoritë filozofike”… Autorja dhe akademike, e veja e presidentit të Iranit Raishi, Jamile Alamoloda, konsiderohet si një “Zonja e Parë” e diskutueshme sipas standardeve myslimane.
Ajo shpreh publikisht pikëpamjet dhe shqetësimet e saj ndërsa i kishte dërguar një letër gruas së Emmanuel Macron për luftën në Gaza. Sa i përket pikëpamjeve të saj për rolin e gruas, ato nuk mund të konsiderohen obskurantiste, përkundrazi ajo promovon lirinë, por mbështet ligjin e hixhabit.
E pyetur konkretisht nëse Irani duhet të respektojë ligjin,Alamalonda tha:
“Ishte një traditë, e pranuar gjerësisht. Dhe tani, prej vitesh, është bërë ligj. Dhe shkelja e ligjit, shkelja e çdo ligji, ashtu si në çdo vend, vjen me dënimet e veta”.
Ajo vesh çadorin e saj të zi, i cili nuk është thjesht një shami, por një mantel që mbulon të gjithë trupin dhe e lë fytyrën të zbuluar, por jo duart.
Me zgjedhjen e saj, ajo refuzon stilin perëndimor të përqafuar nga shumë gra iraniane, veçanërisht ato që morën pjesë në protestat pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsha Amini.
Në nëntor 2023 , Jamile Alamolonda i dërgoi një letër gruas së presidentit francez Emmanuel Macron, Brigitte, duke i kërkuar asaj që të punonte për një armëpushim në Gaza.
Ajo shkroi : “E nderuar zonja Macron! Ju lutem, si një grua që përfaqëson nënat dhe bijat e Francës, kërkoni nga burri juaj që të mos jetë bashkëpunëtor në vrasjen e fëmijëve dhe grave palestineze”.
E lindur në qytetin e dytë më të populluar të Iranit, Mashhad, në vitin 1965, Jamileh Alamolonda, vajza e imamit të linjës së ashpër, Ihman Alamolonda, është profesoreshë e filozofisë arsimore dhe ka marrë doktoraturën e saj nga Universiteti Shahid Beheshti. Ajo gjithashtu ka drejtuar institutin e kërkimit shkencor dhe teknologjik të universitetit që nga viti 2001.
Në vitin 1983 , ajo u martua me Ebrahim Raisi, një anëtar i linjës së ashpër të Republikës Islamike të quajtur “Kasapi i Teheranit” dhe ata patën dy vajza .
Megjithatë, është e pazakontë që gruaja e një udhëheqësi iranian të promovojë pikëpamjet e saj, por 59-vjeçarja nuk ka zgjedhur të ndjekë imazhin tradicional të imponuar nga shoqëria konservatore.
Pikëpamjet e saj mbi rolin e grave kanë gjeneruar interes të gjallë në mbarë botën pasi ato promovojnë lirinë në shumë fusha si arsimi.
Jamile Alamolonda në fakt ka dhënë intervista për mediat e huaja dhe ka shoqëruar të shoqin në udhëtime zyrtare, si për shembull në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Në një intervistë në televizionin shtetëror të Venezuelës në qershor 2023, ajo argumentoi se ka qeveri që mbyllin sytë ndaj abuzimit të grave siç ndodh në vendin e punës.
Ajo është fokusuar në nevojën për të luftuar dhunën në familje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x