23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

‘Kush është Becchetti?’, Rama replika me gazetarin italian: Zero para do të marrë

Përpara se të niste Samiti i sotëm në Tiranë mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama pati një replikë me një gazetar italian.

Ky i fundit, e pyeti në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve Ramën, pse ishte kaq bujar me Italinë, duke qenë se ka një kosto prej 100 milionë eurosh.

Rama i është përgjigjur se kjo është çështje e Italisë. Më tej gazetari vijoi duke e pyetur për rastin Beccheti, por Rama i ka prerë shkurt duke thënë se nuk e njihte

Replikat e Ramës me gazetarin italian:

Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?

Rama: Pse jo!

Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashte kampeve.

Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.

Gazetari: A iu rezulton që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 mln eurove?

Rama: Nuk e di kush është Beccheti. Zero lekë do të marrë!

Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?

Rama: Nuk mund ta parashikoj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x