Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se vendi po i afrohet një afati kushtetues dhe se nevojitet vullnet politik për zgjidhje.
Kurti u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje në këtë fazë. “Para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare unë besoj se nuk është opsion“, tha ai.
Ai theksoi se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. “Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta,” u shpreh Kurti.
Kryeministri shtoi se asnjë parti nuk ka fuqinë për të siguruar shumicën e cilësuar e vetme, duke bërë thirrje për bashkëpunim politik. “Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se i fiton 80 e më shumë deputet, ndaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve dhe nga këto pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë për vendin tonë“, tha Kurti.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026