Në një intervistë në “News24”, Myslim Murrizi komentoi lëvizjet e Ervin Salianjit dhe takimet e tij ë zhvilluara me qytetarët.
Sipas Murrizit, nuk është diçka që i bën dëm opozitës dhe se ka treguar se nuk ka hequr dorë nga angazhimi opozitës.
Më tej shtoi se Salianji gjithashtu ka qenë i pranishëm në protestat e organizuara nga opozita, ndërsa nënvizoi se PD duhet të bashkohet.
“Duke parë grupin e fundit bel-përdredhës se çfarë nuk thanë për Berishën. Ky grupi tjetër sot i ka hyrë Berishës n sqetull. Mua më ka habitur varianti i vetë-përjashtimit. Sepse nëse nuk do të jesh mund të shkosh ku të duash. Statusi i PD nuk parashikon përjashtim. Kjo gallata e vijës së kuqe nuk është. Kur humb zgjedhjet të kap neni i Lulit, kur mbledh rob të kap neni i Mulit. Lëvizja e Salianjit duhet të kishte edhe të tjerë pas. Ajo anëtarësi nuk ka luks dhe nuk duhet të ketë asnjë jashtë”, u shpreh ai.
- Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë - 22/10/2026
- Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera - 22/10/2026
- Prodi për Milanon, një reflektim për Tiranën: Kur dhuna zë vendin e kauzës - 22/10/2026