5.5 C
Tirana
16 / 11 / 2025

Kualifikueset/ Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.

Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.

Gjermania arriti të triumfonte përballë Luksemburgut në transfertë me rezultatin 0-2, me të dyja golat që u shënuan nga Woltemade. “Panzerat” udhëheqin Grupin A me 12 pikë, po aq sa Sllovakia që mundi në fund 1-0 Irlandën e Veriut. Sfida e fundit do të jetë mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanëve i duhet vetëm një pikë për të shkuar në Botëror, kjo falë golavarazhit.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

REZULTATET:

GRUPI A

Luksemburg 0-2 Gjermani

Woltemade 49’, 69’

Sllovaki 1-0 Irlandë e Veriut

Bobcek 90+1’

GRUPI G

Poloni 1-1 Holandë

Kaminski 43’ / Depay 47’

Finlandë 0-1 Maltë

Grech 81’

GRUPI L

Kroaci 3-1 Ishujt Faroe

Gvardiol 23’, Musa 57’, Vlasic 70’ / Turi 16’

Gjibraltar 1-2 Mali i Zi

Jessop 20’ / Adzic 33’, Krstovic (P) 42’

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x