17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Kryemadhi: Meta mund të mos jetë çun trendy e të veshë çitjanë si …!

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në News24, ka deklaruar se i beson deklaratës së Ilir Metës se nuk do të bashkëpunojë me Edi Ramën.

Ajo preku edhe bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve, ku tha se kryeministri Edi Rama përfitoi dhe mori në dorë të gjithë mekanizmat për ta vënë Kosovën në situatë të vështirë.

Kryemadhi: E besoj këtë deklaratë është politikan që për çështje kombëtare shpesh i është quajtur pikë e dobët. Thonë pse u bë me PD në 209 nëse nuk do të bëhej do rrinim ambasadave për viza dhe do i hipnim gomoneve si sot.

Në 2013 ishin 3 ligje që hapën rrugën për marrjen e statusit kandidat. Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. meta nuk bashkëpunon më me Ramë, mund të mos jetë çun modern të veshi çitjane si Rama por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Ballkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë.

Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryeqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri. Rasti i reporterëve në Gramsh tregon sa këmbëkryq janë ulur jo vetëm rusët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x