Lufta SHBA–Izrael kundër Iranit dhe armiqësitë në Lindjen e Mesme mund të shtyjnë miliona njerëz të tjerë drejt urisë, ka paralajmëruar ekonomisti kryesor i Bankës Botërore në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.
“Rreth 300 milionë njerëz vuajnë tashmë nga pasiguria akute ushqimore,” tha Indermit Gill. Ai shtoi se “ky numër do të rritet me rreth 20 për qind shumë shpejt”, ndërsa efektet zinxhir të krizës përhapen.
Sipas ekonomistit amerikan, më të ekspozuar janë njerëzit në vendet që janë në luftë ose që kanë qeveri të brishta. Ai shtoi se, nëse situata nuk zgjidhet shpejt, “uria do të fillojë të godasë masivisht këto vende”.
“Ushqimi që është aktualisht në treg tashmë është prodhuar,” tha Gill, por efektet reale të krizës mund të ndihen brenda disa muajsh.
Indermit Gill, i cili është kryeekonomisti i Grupit të Bankës Botërore dhe zëvendëspresident i lartë për Ekonominë e Zhvillimit, e dha këtë intervistë për AFP-në në margjinat e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.
- Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie - 25/09/2026
- “Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit - 25/09/2026
- Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё” - 25/09/2026