16.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Krisje e fortë e PS në Lushnjë! Braçe kundër Ballës: Bllokues i ligjit të bujkut, në parti emëron njerëz pa shkollë

Deputeti socialist Erion Brace ka identifikuar një tjetër problem që prek me mijëra fermerë dhe kërkon ta zgjidhë përmes një ndryshimi ligjor, por është bllokuar ta realizojë ndryshimin.

“Janë miliona euro që grumbulluesit prej 6-9-12 muaj e më shumë, nuk ua paguajnë bujqve. Kane blerë produkte te bujqit dhe prej kaq kohësh nuk u japin paratë. E kanë shitur produktin dhe kanë më shumë se një vit që nuk marrin paratë! Kam propozuar një afat 50 ditor për të paguar paratë te bujku”, ka theksuar Braçe.

Për ta zgjidhur këtë problematikë Erion Brace nuk nguron të flasë hapur se përse dhe nga kush, bllokohet iniciativa e tij  ligjore, e cila nëse do të miratohej, përfitues janë me mijëra fermerë.

“Prej qershorit, propozimi ligjor që kam bërë është bllokuar. 5 javë më parë, propozimi ishte në kalendar për t’u diskutuar në komisione e seancë plenare. Por përseri u bllokua në mënyrë të paligjshme, jashtë çdo procedure parlamentare, nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste! Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj”.

Përplasja për të cilën flet Erion Braçe, me kreun e grupit kuvendor socialist Taulant Balla është më e vjetër dhe më e thellë se sa bllokimi i nismave ligjore në kuvend. Përplasja mes tyre është më e thellë dhe i ka rrënjët në zonën elektorale

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x