8.5 C
Tirana
25 / 02 / 2026

Kreu marrëdhënie seksuale dhe filmoi skenën në kishë me dy femra, dënohet me 3 vite burg ish-prifti

Një ish-prift është deklaruar fajtor për sjellje të turpshme pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me dy femra të tjera në një altar. Travis Clark, i cili ishte prift në Kishën Katolike të Shën Pjetrit dhe Palit të Pearl River, pranoi një akuzë krimi të turpshëm pasi u zbulua nga një kalimtar më 30 shtator 2020.

Kalimtari pa dritat e ndezura në kishë në orën 23:00 dhe vendosi të hetonte. Ata ishin afruar tek dritarja dhe kishin parë skenën tronditëse, ku shihej prifti së bashku me dy vajza të tjera duke kryer marrëdhënie seksuale. Ajo që ishte më tronditëse ishte fakti se ish-pristi po e xhironte këtë skenë, raportojnë mediat e huaja.

Prokurorët thonë se Clark u pa i zhveshur në tryezën e shenjtë me dy gra të veshura me çizme me taka të larta dhe korse. Në vendngjarje janë gjetur edhe lodra seksi dhe ndriçim skene.

Clark mori një dënim të pezulluar me tre vite burg së bashku me tre vite shërbim prove të mbikëqyrur dhe ai gjithashtu u urdhërua të paguante një gjobë prej $ 1,000 (£ 870).

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x