19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Kreu i KQZ kërkon raportim digjital të të ardhurave për të rritur transparencë / Ligj të ri për paratë e partive

Me zgjedhjet lokale pas dere dhe me një rrezik evident të ndërhyrjes ruse në veprimtarinë e partive politike, komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon forcimin  e rregullave ligjore për hetimin e burimit te parave që do përdoren në fushatë elektorale.

Celibashi: Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë. Këto si për aktivitetin e tyre periodik vjetor, ashtu edhe për fushatat zgjedhore. Gjithashtu duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median digjitale dhe në rrjetet sociale.

Raportimet financiare të partive bëhen shkresërisht. Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve mendon se  ka ardhur koha që të ardhurat e deklaruara të kalojnë përmes një sistemi digjital që rrit transparencën dhe forcon  filtrat e audituesve.

Celibashi: Mënyra aktuale e raportimit ofron shumë pak mundësi për aktorë të interesuar që të marrin informacione të plota mbi të dhënat që bartin raportet financiare të partive politike dhe/ose të subjekteve zgjedhorë. Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se procesi i digjitalizimit të raportimeve financiare të partive dhe të shqyrtimit e të vlerësimit të tyre nuk është një sipërmarrje e lehtë. Kërkohet kohë, ekspertizë dhe buxhet për ta realizuar atë.

Të enjten e shkuar kryetari  i  KQZ hapi dyer te institucionit për të pritur ambasadoren Yuri Kim, e cila ju përcolli  mesazhin  e Uashingtonit përfaqësuesve te PD, PS dhe Partisë së Lirisë për të qëndruar larg influencave të shteteve jomiqësore me Perëndimin dhe të marrin masa konkrete mbi këtë rrezik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x