Me zgjedhjet lokale pas dere dhe me një rrezik evident të ndërhyrjes ruse në veprimtarinë e partive politike, komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon forcimin e rregullave ligjore për hetimin e burimit te parave që do përdoren në fushatë elektorale.
Celibashi: Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë. Këto si për aktivitetin e tyre periodik vjetor, ashtu edhe për fushatat zgjedhore. Gjithashtu duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median digjitale dhe në rrjetet sociale.
Raportimet financiare të partive bëhen shkresërisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendon se ka ardhur koha që të ardhurat e deklaruara të kalojnë përmes një sistemi digjital që rrit transparencën dhe forcon filtrat e audituesve.
Celibashi: Mënyra aktuale e raportimit ofron shumë pak mundësi për aktorë të interesuar që të marrin informacione të plota mbi të dhënat që bartin raportet financiare të partive politike dhe/ose të subjekteve zgjedhorë. Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se procesi i digjitalizimit të raportimeve financiare të partive dhe të shqyrtimit e të vlerësimit të tyre nuk është një sipërmarrje e lehtë. Kërkohet kohë, ekspertizë dhe buxhet për ta realizuar atë.
Të enjten e shkuar kryetari i KQZ hapi dyer te institucionit për të pritur ambasadoren Yuri Kim, e cila ju përcolli mesazhin e Uashingtonit përfaqësuesve te PD, PS dhe Partisë së Lirisë për të qëndruar larg influencave të shteteve jomiqësore me Perëndimin dhe të marrin masa konkrete mbi këtë rrezik.
- “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025
- Vesi i bukur i Fatos Nanos - 01/11/2025
- “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në… - 01/11/2025