Analisti Kreshnik Spahiu tha se berishianët, siç i cilësoi ai mbështetësit e Sali Berishës, nuk duan të vijnë në pushtet.
Sipas tij ata e kanë të qartë se luftën me SHBA-në nuk e ka fituar as Kina, as Rusia, as ish-Jugosllavia, as Gjermania e Hitlerit e jo më PD-ja e Sali Berishës.
“Tani të mos bëhemi qesharakë me gjithë këtë proces. Injorantë ka shumë, por unë nuk flas për njerëzit mediokër dhe njerëzit pa nivel.
Unë këtu flas me njerëzit të cilët e kuptojnë politikën.
Luftën me SHBA-në, nuk mund të vish në pushtet duke mundur Londrën, Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews.
Analisti shtoi se që Berisha të përmbysë në Tiranë, Edi Ramën duhet të përmbysë më parë 10 qeveri botërore.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026