Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore e partisë përkatëse’.
Heqja do të behet nga policia bashkiake dhe policia e shtetit brenda orës 24:00 të ditës së premte të kësaj jave.
‘Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që s’përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor…” urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit.’- tha Celibashi.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026