Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”.
Gjatë një konference për mediat bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra.
“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç”, tha ai.
Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo.
- “Berisha nuk është më figurë aktive politike”, kompania lobuese që nënshkroi kontratën 6 milionë USD me PD letër DASH: Hiqini statusin ‘non grata’ - 31/07/2025
- Dorëhiqen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, zbulohet se kush i zëvendëson - 31/07/2025
- GJIMNASTET SHQIPTARE NDEROHEN NË LISBONË - 26/07/2025