15.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Korçë, vijojnë reshjet e borës/ Nuk paraqiten probleme në akset nacionale dhe në furnizimin me energji elektrike

Pavarësisht reshjeve të dëborës situata në qarkun e Korçës paraqitet normale sa i përket qarkullimit në akset nacionale dhe në ato turistike të Dardhës e Voskopojës.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga Oltion Zhamo përgjegjës i autoritetit rrugor shqiptar sektori Korçë. Sipas tij në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore e ndërsa në disa zona ka qënë të shoqëruara edhe me erë.

Trashësia e borës varion nga 5 cm në pjesën e fushës së Korçës e deri në 20 cm në zonat e thella malore.

Aktualisht reshjet e borës janë sporadike me ndërprerje dhe lokale.

Firmat kontraktore janë në gadishmëri për mirëmbajtjen e akseve turistike por edhe ato malore pasi pritet që reshjet të vijojnë gjatë gjithë ditës dhe parashikohen uljet e temperaturave gjatë natës.

Në aksin Korçë-Voskopojë janë 2 borëpastruese në dispozicion, Në Korçë-Boboshticë-Dardhë janë 3 borëpastruese, në aksin Korçë-Qafë e Qarrit-Ersekë janë 4 borëpastruese e në aksin Leskovik-Çarshovë është një borëpastruese në dispozicion për mirëmbajtjen e këtij aksi.

Probleme ka patur në orët e para të paradites në rrugët e fshatrave të njësive administrative Lekas, Voskopojë e Vithkuq, si dhe në fshatra të Devollit të sipërm.

Por, falë ndërhyrjeve të ndërmarrjeve të shërbimeve, gjithçka është e normalizuar.

Zyrtarisht, nga filiali i OSHEE së qarkut të Korçës, është bërë me dije se pas reshjeve të borës rënë gjatë natës e mëngjesit të sotëm, nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x