8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

Korça zbardhet nga dëbora/ Nuk raportohen probleme në akset kryesore rrugore të juglindjes

Reshje dëbore në juglindje të vendit, reshje që kanë rënë jo vetëm në zonat malore por edhe në qytetin e Korçës.

Burimet bëjnë me dije se gjatë natës nuk ka patur reshje, ndërkohë që temperature mesatare ka qënë -3 gradë. Reshjet e dëborës kanë nisur prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar sektori Korçë, të gjitha akset nacionale dhe ato turistike të juglindjes së vendit janë të kalueshme dhe pa probleme.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x