3.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Konfiskohet pasuria e Ylli Ndroqit, biznesmenit të shpallur “non grata” nga SHBA-ja

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri vendosi konfiskimin e pasurive të biznesmenit, Ylli Ndroqi (i njohur edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu) mes të cilave edhe dy televizione, RTV ORA dhe TV Ora News.

Ndroqi në prill të këtij viti është shpallur person i padëshiruar (non grata) nga Shtetet e Bashkuara nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.

Në mesin e 26 pasurive të konfiskuara janë edhe dy televizione, disa kompani, njësi tregtare, garazhe, troje dhe ara.

Në njoftimin e SHBA-së për shpalljen person i padëshiruar, thuhej se Ndroqi kishte qenë i përgjegjës ose i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në korrupsion.

“Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) ka shfrytëzuar mediat e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri”, thuhej në njoftimin e SHBA-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x