Ikona Dua Lipa performoi gjatë koncertit ‘Jingle Ball’ të KISS FM në Kaliforni. Ylli britanik dominoi skenën ku u shfaq me një triko të kuqe me me detaje të zeza dantelle.
Krijuesja e hitit Future Nostalgia dukej në formë si kurrë më parë, shpesh duke ngritur fundin e fustanit për të treguar këmbët e saj të tonifikuara. Ajo u vesh me çizme të larta të stiluara. Flokët brune të rrjedhura të Lipës ishin ndarë në mes dhe të veshur me valë.