Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish pezullimin nda detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha i përgjigjet Ramës duke përmendur edhe deklaratat e ministres, Diella, e cila ka mohuar ekzistencën e një raporti të Venecias për pezullimin e ministrave, duke ngritur pyetjen se kush po mashtron publikun në këtë çështje
“Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik
Të dashur miq,
Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.
Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.
Pyetja ime është: kush gënjen?
Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”, shkruan Berisha.
- MOHIKANI I FUNDIT – MUMTAZ DHRAMI - 17/01/2026
- Kur mediat humbin ndikimin dhe qytetarët vendosin vetë - 17/01/2026
- “BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie per RTSH-ne” - 16/01/2026