10.5 C
Tirana
04 / 11 / 2025

Kokën ulur dhe me valixhe në dorë, Cristiano Ronaldo largohet nga Katari

Portugalia humbi 0-1 me Marokun në çerekfinalet e Kupës së Botës pak ditë më parë. Humbja e luzitanëve ka qenë një surprizë në këtë event, teksa më i prekur duket të jetë Cristiano Ronaldo. Ylli i Portugalisë e nisi ndeshjen nga stoli duke mos pasur shumë minuta për të ndihmuar shokët e skuadrës.

Në fundin e 90 minutave Ronaldo nuk i mbajti lotët, teksa shprehte qartë atë çfarë ndiente në Botërorin e tij të fundit me Portugalinë. Ronaldo është larguar sot nga Katari, ndryshe nga shokët e tjerë të skuadrës.

Në video duket sulmuesi me valixhe në dorë dhe në shoqërinë e familjes që largohet me avion privat. Merkato e janarit pritet të vendosë se në cilin ekip do luajë CR7 pas largimit nga Manchester United.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x