Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime shërbimesh për qytetarët. Ndryshimet kanë të bëjnë me afatete e rinovimeve të patentateve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e Policisë për qytetarët.
Deri ditën e djeshme, të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga Policia, nëse brenda pesë ditëve shkonin dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%.Por, nga dita e sotme, çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%. Kjo ka qenë një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026