17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Klodiana Kapo: Faktet sot kanë rëndësi më shumë se kurrë

Dita ndërkombetare e Verifikimit të Fakteve në Ballkan.

“Një ditë e rëndësishme për të qenë bashkë kundër disinformimit dhe propogandës që kërkon të trazojë Ballkanin prej shumë vitesh!

Faktet kanë rêndësi sot më shumë se kurrë!

Shpëtojnë jetë, mbrojnë demokracinë, zhvillojmë dhe qartësojnë ujërat drejt burimeve natyrale”, shkruan në profilin e saj Drejtuesja e Faktoje.al, Klodiana Kapo.

Konferenca rajonale mbi “Sfidat për të luftuar manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj në Ballkan” u zhvillua në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë tre viteve te fundit, Western Balkans Anti-Disinformation Hub ka përgënjeshtruar qindra narrativa të dëmshme që synojnë nxitjen e kundërshtive ndër-etnike në rajon, ndjesive anti-BE dhe anti-NATO, si dhe përhapjes së frikës dhe propagandës në popullsi.

Faktoje vijon punën duke u përshtatur me risitë e kohës dhe teknologjisë së informacionit për të sjellë tek lexuesit informacione të verifikuara.

Në Shkup organizatat fact checking sollën shembuj mbi rëndësinë që ka puna e tyre në ruajtjen e demokracisë, por edhe në verifikimim e narrativave të prodhuara për qëllime të caktuara, që nxisin tensione në Ballkan.

Serbia vijon të mbetet burimi kryesor i disinformit në Ballkan dhe kanalet e shpërndarjes janë të shpejtë dhe të fuqishëm edhe për shkak të gjuhës. Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe tensionet në Ballkan vijojnë të ushqehen nga politika e ditës, rëndësia e verifikimit të fakteve ka një rëndësi të veçantë që lidhet jo vetëm me informimin e saktë por kontribuon edhe në ruajtjen e qëndrueshmërise në Ballkan.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x