Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të Durrësit, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 persona që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.
Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Maria Anna, motra “fatkeqe” e gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart - 30/10/2026
- Protesta në ditën e 18-të, Rama përsërit ftesën për dialog! Të shtunën pritet një tjetër tubim - 30/10/2026
- Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje - 30/10/2026