Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se përfshirja e vendit të tij në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës ishte e justifikuar, duke e cilësuar atë si një ushtrim të të drejtave sovrane për mbrojtjen e një “kombi vëllazëror”.
Deklarata u bë publike sot nga agjencia shtetërore e lajmeve e Phenianit, KCNA.
“Pjesëmarrja jonë në këtë konflikt ishte e drejtë dhe bie brenda kuadrit të të drejtave sovrane të Republikës sonë”, u shpreh Kim. “Unë i konsideroj të gjithë ushtarët e guximshëm që morën pjesë në operacionin në Kursk (në rajonin rus të pushtuar nga forcat ukrainase në gushtin e kaluar) si heronj dhe përfaqësuesit më të lartë të nderit të kombit”, shtoi ai.
Kim Jong Un theksoi gjithashtu se Koreja e Veriut nuk do të hezitojë të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me “provokime ushtarake” kundër Rusisë.
Deri në fund të prillit, Pheniani nuk kishte konfirmuar zyrtarisht dërgimin e më shumë se 10,000 ushtarëve dhe armëve në Rusi. Megjithatë, bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve është forcuar ndjeshëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit strategjik vitin e kaluar nga Kim Jong Un dhe Presidenti rus Vladimir Putin.
- “Nëse të duhet gjë, na bëj vetëm një zile”, Mbreti Charles dhe Trump shkëmbejnë dhurata dhe… batuta - 29/04/2026
- Vizita e Charles në SHBA përballet me tensione, deklarata e fortë e ambasadorit britanik në Uashington: Marrëdhënia e vetme speciale e Amerikës është ‘ndoshta Izraeli’ - 29/04/2026
- Përplasja Trump-Kimmel, komediani i përgjigjet Presidentit amerikan: Shfaqja vazhdon - 29/04/2026