Kievi sërish në errësirë. Kompania e energjisë ukrainase “Dtek” njoftoi këtë mëngjes rifillimin e ndërprerjeve të energjisë.
“Në Kiev rifillojnë ndërprerjet emergjente të energjisë duke filluar nga sot , po bëhet gjithçka e mundur për të garantuar energji elektrike për çdo përdorues për 2-3 orë dy herë në ditë. Programet e ndërprerjes për stabilizim nuk funksionojnë”, njoftoi Dtek, raporton “UNIAN”.
Gjatë javës së kaluar, ushtria ruse ka gjuajtur bomba dhe raketa 258 herë në 30 vendbanime në rajonin Kherson. Kjo është bërë e ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi video në mbrëmje drejtuar kombit, raporton “Ukrinform”.
Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara në mbrëmje, në vizitën e parë shtetërore të presidencës së Joe Biden, ku ndër të tjera, temë e bisedës do të jetë dhe lufta në Ukrainë .