Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për faljen e namazit.
Gështenja kishte propozuar gjithashtu që punëdhënësi i cili kishte më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman, do të duhet të ndërtonte ambient të posaçëm për faljen e tyre,.
Pra sipas Gështenjës, çdo besimtar duhet të kishte të drejtën që të merrte 2 orë pushim çdo të premte, me qëllim që të kishte mundësi që të falte namazin në Xhaminë më të afërt me vendin e punës.
“Punëdhënsi ne kushtet kur ka me shumë se 50 punëtorë te besimit mysliman, do duhet te ndertoje dhe garantoje ambient te posaçëm per faljen e tyre. Punëdhënësi do dihet te garantoje dhe respektoje oraret e faljes së të punësuarve duke sipas njoftimeve paraprake te tyre.
Gjithashtu çdo i punësuar ka të drejtë të marr pushim 2 orë çdo të premte me qellim që të ketë mundësi të fal namazin në xhaminë më te afërt me vendin e punës”, thuhej në nismën e deputetit Gështenja.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026